⚽​¡Vamos Ecuador / EEUU / Paraguay ⚽  Ver más

Enviar a
FL
0
  • argentina
  • chile
  • colombia
  • españa
  • méxico
  • perú
  • estados unidos
  • internacional

Selecciona tu país

América

Europa

Resto del mundo

portada Ali Pashë Tepelena Në Romanet Angleze: Studim Letraro-Shkencor
Formato
Libro Físico
Editorial
N° páginas
182
Encuadernación
Tapa Blanda
Dimensiones
21.6 x 14.0 x 1.0 cm
Peso
0.22 kg.
ISBN13
9781540840103

Ali Pashë Tepelena Në Romanet Angleze: Studim Letraro-Shkencor

Teuta S. Rizaj (Autor) · Createspace · Tapa Blanda

Ali Pashë Tepelena Në Romanet Angleze: Studim Letraro-Shkencor - Rizaj, Teuta S.

Libro Nuevo Origen: Estados Unidos
Envío Rápido
$ 15.00$ 13.24
-12%
Libro Nuevo

Quedan más de 100 unidades

$ 13.24
Llega entre el 29 Jun y el 06 Jul a FL. Seleccionar ubicación

Reseña del libro "Ali Pashë Tepelena Në Romanet Angleze: Studim Letraro-Shkencor"

ALI PASHË TEPELENA NË ROMANET ANGLEZE është studim i veçantë komparativ letraro-shkencor në fushën e letërsisë angleze. Fillimisht e shkruar si tezë e magjistratures dhe e mbrojtur më 1981, tani, pas 35 vjetëve, i ofrohet lexuesve, duke e pasqyruar nga çdo kënd figurën madhështore të Ali Pashë Tepelenës, jetën dhe veprat e tij. Romanet historike të Stoyan Christowe dhe William Plomer si dhe burimet tjera të shfrytëzuara dhe konsultuara për hartimin e këtij studimi monografik, përmes analizave kritike dhe krahasimeve të mprehta, nxjerrin në dritë dy anët komplekse të personazhit: Aliun burrë shteti dhe Aliun njeri; Aliun e jashtëm dhe Aliun e brendshëm, Aliun mizor dhe Aliun subtil, Aliun e përgënjeshtruar dhe Aliun e vërtetë. Inteligjenca e tij brilante, dhuntia natyrore për të sunduar dhe drejtuar Pashallëkun e Janinës dhe më gjerë, njohuritë në thelb të punëve qeverisëse, administrative, diplomatike, ushtarake, juridike dhe ekonomike, e bënin një sundimtar të shquar dhe me vizion të qartë, të cilit ia kishte frikën edhe vet sulltani. Sundimi i tij autonom në trojet jugore të Shqipërisë, në një cep të largët të posedimeve osmane në Evropë, nxitën imagjinatën përrallore në Evropën Perëndimore. I vizituar nga shumë evropianë, përfaqësues diplomatikë, shkrimtarë, artistë, mjekë, udhëtarë rasti etj., Ali Pashë Tepelena, sikurse edhe Napoleon Bonaparta, u bë inspirim i pashtershëm dhe objekt i trajtimit të gjithanshëm jo vetëm në shkresat e diplomatëve, por edhe në shtypin e kohës, në memoare, në historiografi dhe publicistikë, ku jo gjithmonë pasqyrohej objektivisht personaliteti i tij, punët shtetërore, jeta private dhe intime, botëkuptimet e tij filozofike, shpirti i tij romantik, ndjeshmëria e tij ndaj të bukurës së jetës dhe përsosmërisë njerëzore, si dhe botëkuptimet e tij mbi religjionin, përfshirë këtu edhe bestytnitë. Autorët anglezë nuk e perceptuan qartë vizionin, synimin dhe luftën e Ali Pashës për unifikimin e krahinave shqiptare nën sundimin e Pashallëkut të Janinës. Ky objektiv lidhej shumë me luftërat e Napoleonit në Evropë dhe impaktin e këtyre luftërave në zgjimin kombëtar të shumë popujve evropianë, me këtë edhe popujve ballkanikë që ishin nën sundimin disa shekullor osman. Andaj, konsiderohet se Ali Pashë Tepelena ishte ndër artikuluesit më të hershëm të idesë së unifikimit kombëtar në Ballkan, dhe vetëm mungesa e një aleance të mirëfilltë me pashallarët tjerë krahinor të Shqipërisë, e pamundësoi unifikimin e Shqipërisë, si shtet i parë nacional në Ballkan.

Opiniones del libro

Preguntas frecuentes sobre el libro

Todos los libros de nuestro catálogo son Originales.
La encuadernación de esta edición es Tapa Blanda.

Preguntas y respuestas sobre el libro

¿Tienes una pregunta sobre el libro? Inicia sesión para poder agregar tu propia pregunta.

Opiniones sobre Buscalibre

Ver más opiniones de clientes